Sarkozy: S’ka ma keq per Europen se me dale Britania e me hy Turqia!

sarkozy

S’ka ma keq për Unionin Europian se me dale Britania e me hy  Turqia, vlerësoi ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, i cili kërkon traktat të ri per Europen, ku Franca duhet me qene iniciatore në verën e vitit 2017.
Keshtu u shpreh ish presidenti i Frances per te perditshmen “Le Monde”.
“Mirepo, me Brexit ose jo, nevojitet, në të gjitha rastet, nji rikomponim i thellë i projektit europian dhe kjo duhet me u ba me nji  traktat ku Franca duhet me qene iniciatore, jo ma larg se ne veren e vitit 2017”, tha Sarkozy.

“Qendrimi i Britanisë së Madhe në bllokun e 28 vendeve të UE ka me u votue në referendumin e 23 Qershorit. Debati mbi Brexit asht nji oportunitet për me rithemelue Europën”, vlerësoi Sarkozy.

“Me mendue se Turqia mundet me menaxhue në mënyrë të qëndrueshme dhe me i zgjidhë problemet e veta asht gabim. A mundet me i besue Europa nji pushteti turk, që evoluon gjithnji e ma shumë drejt nji regjimi autoritar?”, pyet Sarkozy dhe e gjykon të papërgjegjshme heqjen e vizave në klimën aktuale të sigurisë.

Sarkozy shprehu gjithashtu nevojën për krijimin e “Euro- Schengen”, nji “Qeverie Schengen” qe duhet me u perba nga ministrat e Punëve të Mbrendshme të vendeve anëtare, me nji president të qëndrueshëm, që ka autoritet mbi Frontex [kufijte e jashtem te Europes]”.

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy tha se shumë nga të metat që Britania e Madhe i gjen në Unionin Europian arsyetohen.

“Në shumë prej kritikave që adreson, Britania ka të drejtë. Ftofja e njerëzve në raport me Europën asht shqetësim i madh për të gjitha vendet”, tha ai por edhe kundërshtoi fuqishëm largimin e Britanisë nga UE.