S’asht punë 5 milionëshi, por Kosova duhet me pague 6.5 milionë euro për rastin e pasaportave

Situata asht edhe ma keq se sa u mendue. Fundi i skandalit të pasaportave rezulton edhe ma i randë se sa që u dha lajmi disa ditë ma parë, raporton lajmi.net.

Ministria e Punëve të Mbrendshme ka edhe dhetë ditë të paguejë gjobën e shqiptueme nga Gjykata e Arbitrazhit në Paris, lidhuun me skandalin e pasaportave.

Por, kjo gjobë nuk asht 5 milionë euro siç u konfirmue edhe nga MPB’ja nëpërmjet nji konference për media, të mbajtun para disa ditëve.

Janë rrafsh 6.5 milionë euro që shteti kosovar duhet me pague, në mënyrë që me shlye dënimin që mori për shkak se shkëputi në vitin 2011, njianshëm kontratën me kompaninë austriake të prodhimit të pasaportave OeSD.

Kësaj kompanie, MPB’ja i kishte mbetë borxh 1.4 milionë euro. Por, tash mbas procesit gjyqësor, austriakëve duhet pague 5 milionë euro, ose ma saktë, 4.990 milionë euro, raporton lajmi.net.

Megjithatë, zyrtarët e MPB’s rezulton se e kanë mshef gjysën e së vërtetës së dhimbshme për krejt taksapaguesit kosovarë.

2-3

CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 100
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v62), quality = 100