Sava Janjic: Ky asht vendimi i nënshkruem nga baba i Erzen Vraniqit për ndërtimin e Kishës!

Përfaqësuesi i Kishës ortodokse serbe në Kosovë, igumeni Sava Janjiq, ka shpreh shqetësimin e tij ndaj reagimit të mediave, kundër Kishës serbe të ndërtuem në kampusin e Universitetit të Prishtinës.

Kleriku ortodoks serb, përmes nji postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka ofrue dokumente se truelli për ndërtimin e Kishës në kompleksin universitar i asht dhanë kishës Ortodokse Serbe në kohën e regjimit të Slobodan Miloshevic, dhe se ai vendim asht nënshkrue pikërisht nga baba i zadhanësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqi, nga Kryetari i atëhershëm i Këshillit Egzekutiv të Komunës së Prishtinës, Hamdi Vraniqi.

Reagimit të tij, kleriku Janjiq ja ka bashkangjit edhe faksimilen e vendimit të nënshkruem nga Vraniqi, ku figuron se Kishës i asht dhanë toka për ndërtimin e Kishës dhe objekteve të tjera përcjellëse fetare.

Janjic shpreh pezmin se pse kryetari i Komunës së Prishtinës, pa asnji vendim gjyqësor ka ndërpre punimet në kishë.

“Po i thonë kishë e Miloshevic’it edhe pse pëlqimin për ndërtimin e saj në vitin 1990 e ka dhanë Hamdi Vraniqi, shqiptar i Kosovës dhe baba i zadhanësit të sotëm të partisë së cilës i takon kryetari dhe e cila po ban fushatë kundër kishës”, thuhet në reagimin e igumenit Janjic.

Ma tej Janjic, reagimit të tij i ka bashkangjit edhe deshmi simbas të cilave edhe UNMIK’u ka vërtetue pronësinë e kishës në nji sipërfaqe prej 4.2 hektarësh në kompleksin e Universitetit të Prishtinës.

Me deshminë e prezentueme nga igumeni Janjic, demantohet reagimi Lëvizjes ndaj Vetëvendosje se nuk ishte baba i zadhanësit të kësaj partie që ka nënshkrue vendimin për dhanien e truellit për ndërtimin e Kishës në kampusin e UP’s.

 

faksimili