SBASHK e ‘kercenon’ Qeverinë, qe me çka!

Sindikata e Bashkueme e Arsimit me anë të nji njoftimi për media njoftojnë se nëse Qeveria qendrore dhe ato lokale nuk i përgjigjen kërkesave të sindikalistëve do të përballen me greva në fillim të vitit shkollor.

“I kujtojmë qeveritë lokale se shumica dërmuese e tyne, edhe mbas takimeve e kërkesave të përsërituna të SBASHK’ut tash e dy vite nuk kanë përmbush obligimet nga Kontrata Kolektive sepse as nuk kanë sigurue 70 përqind të çmimit të biletës për mësimdhanësit udhëtarë e as nuk kanë realizue kerkesën për 3 paga me rastin e pensionimit e të punësuemve n’arsim.

Mjaftojnë këto dy çashtje të pazgjidhuna dhe të kemi greva në arsim”, thuhet në komunikatën e SBASHK’ut.

SBASHK po ashtu ja rikujton Qeverisë mosangazhimit për me que në Parlament për votim Projektligjin mbi statutin e mësimdhanësve shqiptarë të viteve 89-99.

“Ky Projektligj po pret me vite në Qeveri dhe nuk ka as edhe nji sinjal ku se shpejti do të niset drejt Parlamentit. Edhe kjo asht nji arsye e mjaftueshme që SBASHK’u të përdatitet për me nisë me veprime sindikale, pra me greva”, thuhet në komunikatë.