SBASHK kallxon se a ka me pasë grevë me 1 Shtator

Para çdo fillim viti të ri shkollor, Sindikata e Bashkueme e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), kërcënon Qeverinë se 1 Shtatorin ka me fillue me grevë.

Por, kësaj radhe kjo Sindikatë për hir të nxanësve ka vendosë që fillimin e vitit të ri shkollor ta fillojnë me proces të rregullt mësimor. Mirëpo, SBAShK thotë se, ky veprim i tyne nuk garanton se në pjesën e dytë të muejit shtator nuk ka me pasë veprime sindikale.

Në nji intervistë për Gazetën Fjala, kreu i kësaj sindikate ka thanë se, me anë të këtyne veprimeve mësimdhanësit po kërkojnë nga institucionet e Kosovës që t’iu përmbahen premtimeve që ata i kanë dhanë gjatë fushatës zgjedhore.

Jasharaj thotë se, disa herë janë injorue nga Qeveria për bisedime lidhun me këtë çashtje.