SBASHK kërcënon me greva n’Shtator

Sindikata e Bashkueme e Arsimit paralajmëron greva në Shtator në rast të mosreflektimit të institucioneve lokale në realizimin e kërkesave të tyne.

Kjo me arsyetimin se institucionet lokale dhe ato qendrore nuk janë tue reflektue në realizimin e kërkesave të kësaj Sindikate që janë: dhania e tri pagave suplementare, dhania e tri pagave me rastin e pensionimit të mësimdhanësve, pagesa e shujtës prej 2 eurove, si dhe pagesa prej 70% e udhëtimit të mësimdhanësve udhëtarë në arsim.

Kërkesa këto që simbas drejtuesve të SBASHK janë legjitime me Kontratën Kolektive të Arsimit të ri nënshkrue me 18 Prill të këtij viti.

Madje, drejtues të SBASHK, mbajtjen e grevave përgjatë muejve të vitit shkollor e arsyetojnë me reflektimin e institucioneve.