SBASHK mban takim të jashtëzakonshëm

Sot mbahet takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Drejtues të Sindikatës së Bashkueme të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ku edhe nji herë kanë me u ba publike kërkesat e SBASHK’ut, si dhe vendimi për veprime sindikale.

Drejtuesit e SBASHK’ut, fillimisht kanë me i njoftue anëtarët e këshillit lidhun me angazhimet e SBASHK’ut për gjetjen e mundësisë së zgjidhjes së kërkesave me dialog, ndërsa, mandej pritet të merret ndonji vendim për veprime sindikale.

Kohë ma parë, SBASHK’u kishte paralajmërue se së shpejti ka me vendosë për grevë, mbsi Qeveria nuk asht e interesueme për me zgjidhë çashtjen punëtorëve të arsimit shqip për vitet shkollore 1989 deri 1999.