SBASHK paralajmëron protesta, shumica e mësimdhanësve janë kundër testit

Sindikata e Bashkueme e Arsimit të Kosovës ka paralajmërue se ka me pasë protesta së shpejti.

Drejtuesit e SBASHK kanë deklarue se nëse projektligji për njohjen e përvojës të mësimdhanësve të viteve 90 nuk miratohet deri në fund të Shtatorit, ka me pasë protestë.

Kryetari Rrahman Jasharaj tha se nëse tri pagat suplementare dhe shujta nuk paguhet rastet kanë me u dërgue në Gjykatë.

Sa i përket testit për mësimdhanës, SBASHK ka marrë premtime nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami se testi nuk ka me u mbajtë nëse ai asht kundërshtue nga mësimdhanësit.

Simbas raporteve të veta, shumica e mësimdhanësve e kundërshtojnë testin.