SBASHK solidarizohet me kolegët mësimdhanës në Turqi, që po përjashtohen nga puna

Sindikata e Bashkueme e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës asht solidarizue me kolegët mësimdhanës nga Turqia, të cilët po përjashtohen nga Qeveria turke.

Qe reagimi i plotë i SBASHK:

SBASHK I bashkëngjitet Internacionales Botërore të Arsimit në solidaritet me kolegët në Turqi SBASHK, si njëri ndër 400 anëtarët e Internacionales Botërore të Arsimit, nga 174 shtete, e me 310 milionë anëtarë, ka marrë apel më 29 korrik nga Sekretari gjeneral , z. Fred van Liven , që të shprehim angazhimin dhe solidaritetin me kolegët tanë mësimdhënës nga sindikata Egitm –Sen, të cilët po përjashtohen nga Qeveria turke nga puna në mënyrë masive. ka marr informacione shqetësuese se deri tani janë suspenduar nga puna 15.200 kolegë tanë dhe i njëjti fat i pret edhe 6.538 të tjerë nëse nuk ndërpritet kjo fushatë ndëshkuese dhe e padrejtë ndaj tyre.

SBASHK-u duke u bërë pjesë e këtij angazhimi solidar e në bashkëveprim me organet e larta të EI-së me seli në Bruksel ka nisur letra në adresën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, z. Ban Ki-moon dhe në adresën e Ambasadores turke në Kosovë, znj. Kivilcim Kiliç. Nga z. Moon është kërkuar që ta ngrit zërin kudo në organet e OKB-së që të merren në mbrojtje kolegët tanë të persekutuar dhe që Turqia të obligohet të respektojë ligjet e saj dhe Konventat për mbrojtjen e të Drejtave Elementare të Njeriut, nënshkruese e të cilave është edhe ajo. SBASHK-u në letrën dërguar ambasadores së Turqisë në Kosovë, znj. Ndër të tjera është shprehur :

E nderuara Ambasadore pranoni përshëndetjet tona! Ju drejtohem në emër të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit , Shkencës dhe Kulturës së Kosovës ((UESCK – SBASHK) duke iu përgjigjur apelit të Internacionales Botërore të Arsimit dhe shumë të nderuarit Sekretar të Përgjithshëm të EI-së, z. Fred van Leeuëen .

Ju drejtohemi juve, e përmes jush edhe Qeverisë në Turqi, me kërkesën që të ndaloni përndjekjen ndaj kolegëve tanë mësimdhënës dhe t’i riktheni në punë ata . Ju drejtohemi të respektoni të Drejtat e Njeriut të parashikuara me Ligjet nacionale dhe Konventat Ndërkombëtare, të cilat i ka nënshkruar edhe shteti Juaj.