Schulz: S’ka me i ra në gjujë Erdoganit

Gati nji javë para zgjedhjeve të Bundestagut, kandidati për kancelar i SPD’s, Martin Schulz, ka shpreh kritika të forta kundër Presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ka pak kuptim për momentin me folë me Presidentin Erdogan”, tha ai.

Schulz asht shpreh disa herë për dhanien fund të negociatave të anëtarësimit me Qeverinë në Ankara. Në rast nevoje, ai u shpreh se kishte me dorëzue edhe bashkëpunimin me Turqinë për refugjatët.

“Sidoqoftë nuk ka me ra në gjujë para Erdoganit. Nuk duhet me lejue me ba presion”, shtoi Schulz.

Ai bani të qartë se në rast se bahet Kancelar, ka me bisedue më vendet e BE’s me refuzue me i pranue refugjatë.

Pak ditë para zgjedhjeve, Schulz qëndron në sondazhe shumë pikë mbas Kancelares Angela Merkel.

Por, kandidati socialdemokrat nuk po dorëzohet.

Ai sulmon direkt Merkelin.

Simbas tij, politikës shpesh i mungon guximi me ju thanë njerëzve që në nji botë që po ndryshon me kaq shpejtësi, asgja nuk ka me mbetë si ma parë.