Schwendiman, biseda me prokurorë të rajonit për mbledhjen e informatave për Gjykatën Speciale

Ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët pritet të akuzohen nga Gjykata Speciale, nuk pritet të dalin para drejtësisë deri kah fundi i këtij viti apo fillimi i vitit 2017.

Kjo të paktën asht konfirmue nga kryeprokurori David Schwendiman, raporton RTV21.

Aktualisht asht hapë konkursi për të përzgjedhë prokurorë e gjykatës që kanë me punue në këtë gjykatë, e të cilët kanë me u marrë me rastet e krimeve të pretendueme që kanë kry ish-pjesëtarët e UÇK’s gjatë viteve 1998-2000.

Schwendiman ka thanë ma parë se ka me bisedue me prokurorë të shteteve të rajonit, e edhe me ata serbë për të mbledhë informata në lidhje me dyshimet për krimet e kryeme nga ish-ushtarët e UÇK’s gjatë luftës në Kosovë.