Schwendiman: Gjykata Speciale nuk asht anti-shqiptare!

Në intervistën e tij të parë që prej emnimit kryeprokuror i Gjykatës së re Speciale të Kosovës, David Schwendiman tha për BIRN se kriminelët e dyshuem janë objektivi i tij, e jo Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Unë nuk jam për organizata apo etni. Unë po kerkoj përgjegjësi individuale për atë që asht ba,” tha David Schwendiman në nji intervistë për BIRN.

“Nëse ky mesazh mbërrin qartë te njerëzit që preken nga kjo, atëherë ndoshta ata kanë me kuptue se gjykata nuk asht pro-shqiptare apo anti-shqiptare, pro-serbe apo anti-serbe, por na thjesht po bajmë punën tonë,” tha ai.

Schwendiman asht kryeprokurori në Zyrën e re të Prokurorisë Speciale të Kosovës, e ngritun në Hagë me mandatin për me ndjek penalisht krimet nga ish-luftarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga viti 1998 deri në vitin 2000.

Figura të nalta të UÇK’s priten të akuzohen për krime të dyshueme të kryeme gjatë dhe mbas luftës me forcat serbe, edhe pse paditë e para janë ende në pritje.

Në Kosovë, gjykata shihet si e njianshme tue qenë se ka me gjykue vetëm ish-luftarë të UÇK’s – njerëz që perceptohen si çlirimtarë nga shumica e popullsisë etnike shqiptare në vend – ndërsa në Serbi, gjykata ka mbështetje të gjanë për shkak të shpresave se ajo ka me ndjekë penalisht krimet kundër serbëve.

Por Schwendiman tha se mesazhi kryesor që ai donte të përcillte gjatë vizitës së tij të parë në Serbi dhe në Kosovë javën e kalueme ishte se ai ka me qenë i pamvarun dhe i lirë nga çdo ndikim politik.

Tekstin e plotë lexone KETU