S’duen me i lëshue banesat, qytetarët e “Dardanisë” përleshen me Policinë!

130 familje që jetojnë në nji objekt banesor në lagjen “Dardania” në Prishtinë rrezikojnë që të mbesin jashtë

Policia u jep afat banorëve 10 minuta të largohen në të kundërtën do të hyjnë me forcë.

Banorët e banesave të bllokut të ri në lagjen Dardania kanë bllokue hymjen e këtij blloku mbasi që nuk duen me i lirue banesat.

Banorët thonë se nuk kanë ku tjetër me shkue.

Gjykata ka vendos që nga sot ata me i lirue banesat e tyne mbasi që Ndërmarrja Banesore pretendon se asht e tyne.

Por banorët kërkojnë nji marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes ato pasi që kanë investue vetë.

Objekti ishte ndërtue në vitet e nandëdheta dhe ishte dedikue për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se landa asht dërgue edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyne.

 Ata kanë organizue nji peticion prej 10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.

Gjykata ka konstatue se banesat janë të uzurpueme.