Seanca e Kuvendit neser, pa Demarkacionin!

Kuvendi i Kosovës nesër ka me mbajtë seancën e radhës.

Kështu të paktën ka ba të ditun Zyra për media dhe marrëdhanie me publikun e Kuvendit të Kosovës, e cila ka njoftue se nesër n’orën 10:00 ka me u mbledh Kuvendi i Kosovës në seancë.

Kjo asht komunikata e plotë nga Kuvendi:

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës njofton se nesër në orën 10:00 do të mblidhet kuvendi i Kosovës në seancë.

 1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Votimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2015,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-106 për Ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të Kardiologjisë Invazive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-104 për Ratifikimin e Marrëveshjes Përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,

7. Shqyrtimin i Projektligjit nr. 05/L-111 për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Rehabilitimit të Linjës Hekurudhore 10,

8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-112 për Ratifikimin e Marrëveshjes së Garancisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Trafikut Urban,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-101 për performancën energjetike në ndërtesa,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-105 për Mbrojtjen e Fëmijës,

11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-087 për Kundërvajtje,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-050 për Kinematografinë,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligji nr. 05/L-078 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-019 për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,

14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm të Financave Publike në Sektorin Publik të Kosovës për vitin 2015,

15. Shqyrtimi i Raportit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2015,

16. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L-182 për mbrojtje nga dhuna në familje,

17. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e anëtareve në komisionet parlamentare.