Seanca e maratonës perfundon me miratimin e buxhetit n’Shqipni

Mbas nji seance maratonë prej afro 15 orësh, Kuvendi i Shqipnisë ka miratue në parim me 82 vota pro dhe 2 kundër projektbuxhetin për vitin 2017, ndërkohë që PD ka lanë sallën.
Ligji për akcizën i ndryshuem u miratue me 82 vota pro dhe 2 kundër.

Edhe projektligji për taksat kombëtare u miratue në parim me 82 vota pro dhe 2 kundër.

Projektligji i tatimit mbi t’ardhunat u miratue me 82 vota pro dhe 2 kundër.

Projektbuxheti i vitit 2017 u miratue n’orën 2:38 vetëm me votat e mazhorancës, mbasi deputetët e opozitës braktisën sallën pak para votimit.

I vetmi që qendroi dhe votoi pro buxhetit nga opozita ishte deputeti Mhill Fufi, ndërsa kundër buxhetit votuen Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi.

Projektbuxheti i vitit 2017 parashikon nji shtesë prej 23 miliardë lekësh për rritjen e pagave dhe pensioneve, por simbas opozitës ky buxhet varfnon shqiptarët, ndërsa qeveria mashtron me shifrat.