Seanca gjyqësore vazhdon kundër Lushtakut e Gjukajt

lushtakusami

Seanca gjyqësore kundër Sami Lushtakut, Arben Gjukajt, dhe pesë të tjerë për akuzat e Prokurorisë lidhun me tenderin milionësh të KEK’ut, pritet të vazhdojë edhe sot me deshminë e deshmitarëve të tjerë.

Prokuroria e ngarkon Lushtakun për shtytje në nji tender 6 milionësh në KEK.

Përveç Sami Lushtakut, t’akuzuem janë edhe drejtori i KEK’ut, Arben Gjukaj dhe ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP) Hysni Hoxha që akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

T’akuzuem për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjithashtu janë edhe ish-drejtori i prokurimit në KEK, Driton Pruthi dhe Azem Duraku.