Seanca, nesër n’orën 10: 00. Rendi i ditës me 18 pika!

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare nesër n’orën 10:00, ndërkohë që tensionet mes Pozitës dhe Opozitës nuk janë ulë dhe asgja në qendrimet e tyne nuk ka ndryshue.

Ky asht rendi i ditës:

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Gazin Natyror,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullatorin e Energjisë,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë Elektrike,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë,

9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme në Kosovë,

10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Falimentimin,

11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rregullat e Komunikacionit rrugor,

12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Siguri në Punë në Veprimtarinë Minerare,

13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mjekësinë ligjore,

14. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit,

15. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për standardizimin,

16. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

17. Propozimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,

18. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së, për emërimin e anëtarëve në komisionet Parlamentare.