Seanca n’Shqipni: Meta: Seanca nuk mbyllet pa u votue reforma n’drejtësi

Seanca e sotme parlamentare ka nisë pak mbas orës 11:00.

Në seancën e sotme pritet me u votue drafti i reformës në drejtësi.

Në nisje të seancës, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, njohu deputetët me rendin e ditës, dhe theksoi se seanca nuk do të mbyllet pa u votue reforma në drejtësi.

“Të nderuem deputetë, ambasadorë, ju kerkojmë falje për vonesën, mbasi kjo seancë, e cila, si kam premtue, nuk do të mbyllet pa u miratue ndryshimet e reformës kushtetuese. Më vjen keq që nuk filloi në mënyrë solemne, si unë kerkova dhe u pajtuem.

Tue qenë se kompromisi ishte arritë po na u prish në mes të natës, kemi disa procedura që duhet të përmbyllen me legjitimitet të plotë. Unë si kryetar i Kuvendit kam qenë i shqetësuem jo vetëm për arritjen e konsensusit, por edhe për procedurat parlamentare, sepse nëse nuk kryhen të plota nuk kemi nevojë për deputetë patriotë, por për koncensus patriotik”, tha Meta.