Seanca për Azem Sylen pse po mbyllet për publikun!

azem-syla

Seanca e mundësisë së veçantë hetuese në rastin ku të dyshuen mes tjerësh janë Azem Syla e Nuhi Uka asht mbyll për publikun.

Mbylljen e seancës e kerkoi prokurori Danilo Cecarelli me arsyetimin se procesi ende asht në fazë hetimore.

52 persona, mes tyne edhe Azem Syla, deputet i PDK’s dhe Nuhi Uka, i cili ka qenë kryetar i Gjykatës Komunale në Prishtinë dyshohen për tjetërsim të ish-pronave shoqnore.

Sylës dhe Ukës para disa ditësh u asht vazhdue paraburgimi edhe për nga tre muej nga gjyqtarja e procedurës paraprake në Prishtinë.

Azem Syla, Nuhi Uka, Sabedin Haxhiu, Avni Maxhuni, Hajrullah Berisha, Ilaz Syla dhe Lubisha Vujovic ishin arrestue në fund të Prillit të këtij viti mbas nji akcioni të gjanë të Policisë së Kosovës dhe EULEX’it.

Prokuroria pretendon se të dyshuemit kanë tjetërsue prona shtetnore në mënyrë joligjore në regjionin e Llapnasellës, për çka, krejt të dyshuemit janë deklarue të pafajshëm.