Seanca për Azem Sylen vjen me nji risi

Mbas lirimit nga paraburgimi, sot nga ora 9:30 në Pallatin e Drejtësisë do të mbahet seanca e radhës për rastin e ish-deputetit Azem Syla dhe të tjerëve.

Këtë e ka ba të ditun avokati i Sylës, Tomë Gashi, i cili përmes nji postimi në Facebook ka thanë se ma në fund “Daja”, si njihet Azem Syla ka me shkue me përcjellje të EULEX’it.

“Më 07.09.2016 ne Pallatin e ‘Drejtësisë’’ ne ora 9 e 30 vazhdon seanca e hetuesisë se veçantë ne rastin e z.Azem SYLA dhe te tjerëve , pas lirimit nga paraburgimi. Me ne fund Daja nuk do te vije me përcjellje te policisë se EULEX”, ka shkrue Gashi në Facebook.