Seanca për Ligjin e Trepçës, serbët vazhdojnë protestën!

Punëtorët serbë të shkritores “Trepça” në Zveçan kanë  me vazhdue edhe sot, për të tretën ditë radhazi protestat për kundërshtimin e procedimit të Projektligjit të Trepçës, për të cilin ka me u votue sot në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Punëtorët kanë me fillue protestën n’orën 12:00 në rrugën Zveçan- Leposavic, në fshatin Rudar, ku e kanë bllokue rrugën për dy ditë rresht.

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka me u mbajt sot n’orën 15:00, ndërsa si pikë e veçantë të rendit të ditës ka me qenë Projektligji për Trepçën.