Kur Kuvendit i prishet teknika, qe çka bahet!

Teknika në Kuvendin e Kosovës, perseri po ju sjell probleme deputetëve për votim.

Sapo filloi seanca, Kuvendi u detyrue me shkue në pauzë, mbasi që kishte probleme me tekniken për me votue projektligjin për investimet strategjike në Republikën e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pohoi se vetëm edhe njiherë ka me provue me votue dhe se nëse nuk arrijnë me votue as kësaj radhe, nuk kanë me provue perseri, mbasi që si tha ai kjo ka të bajë edhe me kredibilitetin e këtij Kuvendi.

“Provuem me votue dhe në mënyrë elektronike dhe me dorë. Unë nuk mundem me zor me e shti askand me votue. Kemi me provue vetëm edhe njiherë me votue dhe jo ma”, tha ai.

LIVE: Seanca vazhdon, qe agjenda për sot

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka fillue edhe sot.

Deputetët sot i pret nji agjendë me disa pika te ditës së  Ejte.

Deputetët dje kanë miratue vetëm 7 pika nga 13 sa kanë qenë, pjesa tjetër kanë mbet me u diskutue edhe sot.

Kjo asht agjenda e Kuvendit për ditën e sotme.

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-079 për investimet strategjike në Republikën e Kosovës,

7. Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,

8. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

9. Zgjedhja e zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

10. Shqyrtimi i Raportit të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2015,

11. Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2015,

12. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2015,

13. Shqyrtimi i Propozimit për shpalljen e 5 Shtatorit – “Dita e Bamirësisë – Nëna Terezë”.