Seancat gjyqësore për rastin “Drenica 1” qe kur kane me u mbajtë

Gjykata e Apelit ka vendos që seancat e radhës për rastin “Drenica 1” të mbahen me 11, 12 dhe 13 Maj të këtij viti.
Në vendimin e shkallës së parë Sami Lushtaku, Sylejman Selimi dhe disa të tjerë në rastin “Drenica” janë dënue me burgim.

Arianit Koci, avokat i Sami Lushtaku, po beson se Gjykata e Apelit ka me përmirësue vendimin e Gjykatës Themelore, mbasi klienti i tij u dënue me 12 vjet burgim.

“Fuqishëm besoj qe Gjykata e Apelit do ta përmirësojë gabimin e gjykatës së Shkallës së Parë. Vendimi i Shkallës së Parë, me të cilin z. Lushtaku është dënuar për vrasjen e një personi të panjohur, pa iu gjetur trupi, pa u gjetur mjeti i kryerjes se veprës se pretenduar penale. Me këtë mënyrë të vlerësimit të provave, nuk ka siguri juridike në Kosovë”, tha Koci.