Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend, debatohet për vlerat e luftës së UÇK’s

Sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës të, ka ka me u debatue për vlerat e luftës së UÇK’s.

Kjo asht vendos dje nga Kryesia e Kuvendit në nji mbledhje urgjente.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se Kryesia ka shqyrtue nji kërkesë të Grupit Parlamentar të PDK’s lidhun me situatën e krijueme mbas vendimit të marrë nga Gjykata e Apelit për rastin “Drenica II”.

Për me thirrë seancën e jashtëzakonshme me kërkesë për diskutim të kësaj pike, janë mbledhë 40 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit, simbas procedurave të rregullta me ligj.

Seanca e jashtëzakonshme ka me fillue në orëb 10:00 dhe mandej vazhdohet me seancën e rregullt.