Seancë emocionuese në gjykimin e vrasësit të Zejnepes (video)

Sala Bytyqin nuk e ka pengue mosha për me kërkue drejtësi për të bijën, e cila më 23 Tetor 2015 u vra nga burri i saj, Nebih Berisha.

Në Gjykatën e Apelit sot u trajtuen ankesat e parashtrueme nga palët lidhuna me aktgjykimin e shkallës së parë, në bazë të të cilit Berisha u dënue me 12 vjet burgim.

“Sytë m’u kanë qorru, qe dy vjet. Mi ka lënë katër jetima”, ka thanë shkurt 83-vjeçja.

Gjatë seancës, avokatja Fehmie Gashi- Bytyqi, përfaqësuese e familjes së dëmtueme, elaboroi ankesën e saj ndaj aktgjykimit të shpallur nga Gjykata e Prizrenit.

Nuk ka ndodhë një therje me thikë një herë, dy, por kanë ndodhur 24 goditje, përfshirë trupin e të ndjerës Zejnepe dhe trupin e njomë të Elonës, e cila i ka ra nënës së vet përmbi. Nuk ka qenë i vetëdijshëm edhe në momentin kur sipas deklaratës së Elonës, e njëjta e dëgjon nënën e vet duke e lutë bashkëshortin ‘Aman mos më msho’. Kjo është një vrasje mizore që nuk di në ndonjë praktikë të botës të ketë ndodhur dhe të ketë shpëtu kryerësi me një dënim aq të ulët”, tha avokatja Gashi- Bytyqi.