Sejdiu: Buxheti asht rritë jo për shkak të zhvillimit ekonomik, po për shkak të marrjes së fondeve dhe kredive

Korab Sejdiu nga AKR ka qene i ftuemi i emisionit Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum.

Korab Sejdiu ka kallxue se momentalisht asht tue vazhdue punen ne shoqnine e avokateve, kur asht pyet nga drejtuesi i Rrokum Roll, Fidan Jupolli, se me cka po merret ne Kosove, mbas tana atyne shantazheve e linçimeve publike qe i jane ba nga ish partia e tij.

“Une jam shtetas amerikan dhe mundem me shkue kur te due, per dallim prej shume qytetareve qe deshirojne me dale, por nuk munden. Madje, kam oferta te ndryshme me punue ne SHBA, por nuk due me qene shembull per femite qe, posa te sfidohesh me dicka, me heq dore”, ka rrefye Sejdiu, raporton Rrokum.TV

Ai ka thane se nese krejt e leshojme kete vend, atehere kush me mbet ne kete vend qe me punue e me vazhdue ‘betejen’, te cilen ai e ka quejt ‘beteje shpirtnore’.

Sejdiu ka komentue rastin e fundit te vdekjes se aktivistit te VV’s, Astrit Dehari ne burg.

“Nga fatkeqesite duhet me shfrytezue me ba mire dicka, me u adresue cashtja e paraburgimit, sepse asht shkelja ma e madhe qe ju bahet qytetareve nga sistemi i drejtesise”, ka thane Sejdiu ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Sejdiu ka thane se paraburgimet po jepen si me u dhane paracetamoli.

Ai ka shtue se, cashtja e paraburgimeve duhet me u diskutue ne nivel kombetar.

“Paraburgimet duhet me u dhane vetem ne rastet kur Prokurori e deshmon se i akuzuemi mundet me ike”, ka sqarue Sejdiu, shkruen Rrokum.TV.

Ai ka thane se, nuk asht normale me jau ndalue njerezeve lirine pa aktgjykim te formes se preme.

Sejdiu ne Rrokum Roll ka komentue edhe Ligjin per Trepcen, tue thane se asht e çuditshme me pase nji ligj me 8-9 faqe per asetin kryesor, asht shume siperfaqesor.

Shteti duhet me garantue nese del dikush qe Trepca ka obligim ndaj tyne, ka vlersue Sejdiu.

Sejdiu ka thane se te rijte qe po dojne me ba ndryshime ne politike, po pesojne, nuk po ju mundosohet nji gja e tille, megjithate, Sejdiu ju ka ba thirrje me vazhdue betejn e tyne ne kete aspekt.

Sejdiu ka komentue se, elektorati i LDK’s jane te zhgenjyem me faktin se ka hy ne koalicion me PDK’n, dhe ne baze te sondazheve elektorati ka me e ndeshkue kete parti.

Sa i perket buxhetit, Sejdiu ka thane se, buxheti nuk vjen si shkak i zhvillimit ekonomik, por ne baze te marrjes se fondeve, nji pjese e tyne.

Korab Sejdiu ka thane ne Televizionin Rrokum se AKR asht ne proces te rikonstrukturimit.

“Egziston nji interesim i madh nga njerezit, po organizohen deget neper tane Kosoven dhe nuk ka katund qe nuk asht themelue nji nendege”, ka thane Sejdiu ne Rrokum Roll qe drejtohet nga Fidan Jupolli.

Aktiviteti i AKR’s po bahet sikur atehere kur asht themelue AKR, ka vlersue Sejdiu.

Per zgjedhjet ne SHBA, Sejdiu ka ka thane se gjasat jane qe Trump nuk fiton, sepse sic thote ai, kishte me qene nji degradim i politikes amerikane.

“Clinton e din se paku se ku asht Kosova dhe asht investim i burrit te saj”, ka komentue Sejdiu, tue thane se ai gjithmone ka votue per krahun republikan, por nuk mundet me votue per Trump.