Sejdiu i kundërpërgjigjet Kryeministrit Mustafa

Sejdiu: Nuk ulemi n’tavolinë me Mustafën e Veselin, zgjedhje të parakohshme dhe pikë

Dardan Sejdiu, nenkryetar i Vetevendosje ka deklarue ne Rrokum Roll se kryeministri aktual dhe ky pushtet ka kohe qe po e lincon Levizjen Vetevendosje, dhe kane arrestue 6 aktiviste te VV’s, sepse simbas tyne kane sulmue me zolle Kuvendin e Kosoves. Por, sot 3 prej ketyne aktiv jane lirue ne arrest shtepiak.

Sejdiu komentoi terheqjen e Demarkacionit nga seanca e sotme ne Kuvendin e Kosoves.

“Kryeministri e terheqi Demarkacionin sepse nuk guxon asgja me ba pa aminin e Serbise”, tue shtue se “nuk e ka guximin me vnue ne rend te dites marreveshjen, ani pse asht ne koalicion me PDK, per shkak se nuk i ka pase serbet aty”.

Sejdiu thote se, qe 15 vjet PDK dhe LDK nuk i kane sjelle asgja Kosoves.

“Zhvillim ekonomik nuk kemi, as ushtri. Shendetesine e kemi ma te dobeten”.

Nenkryetari i VV’s tha se prokuroret po vendosen me telefonata dhe asht qesharake me u akuzue dikush per terrorizem e me qene ne arrest shtepiak. Sejdiu i tha keto, tue komentue lajmin se policia ka gjete mollotov ne cantat e disa protestuesve, tue thane se kjo asht ba vetem me u frigesue populli.

Sejdiu ka fole per aleancat me partneret nderkombetare:

“Aleanca me SHBA asht kamuflim qe po bajne Mustafa e Thaci, sepse nese kishte me qene kjo realitet, atehere na kishim ushtri”.

Sejdiu ka falenderue te gjithe deputetet dhe ekspertet qe kane qene stoike lidhun me ate qe mos me ju fale toka Malit te Zi.

Ai ka fole edhe per ngjarjet e sotme, ku arrestuen deputetet Donika Kadaj Bujupi dhe Aida Derguti si dhe aktiviste te tjere te VV’s.

“Arrestuen dy deputete dhe aktiviste te tjere, sepse pushteti sot ishte i pregaditun per dhune, por ajo nuk ndodhi”.

Nenkryetari i VV’s ne vazhdim ka thane se, e vetmja rruge perpara asht bashkimi i shoqnise kunder kesaj strukture.

“Keta sot nuk kane hedhe ne votim Demarkacionin, sepse ishin 100 shqiptare ne salle dhe minoritete tjera, por nuk ishte Lista Serbe, sepse vetem me serbet bahet ndamja e tokave”.

Sejdiu komentoi deklaraten e Thacit mbrame ne Rrokum Roll se dy eksperte i kane thane se marreveshja asht ne rregull, por koriten nese largohen nga qendrimet e tyne.

“Nuk i ka hije nji Presidenti me pas keso llafe”, tha Sejdiu.

Zgjidhja e vetme jane zgjedhjet e parakohshme, ndersa na kemi me pase organizime e protesta, duhet me u ba bashke qe me ba zgjedhje te lira, ka thane Sejdiu.

Sejdiu thote se asht tue shperfaqe ajo cka kemi thane na, se demarkacioni mundet me qene nji kusht, por jo kushti kryesor per liberalizimin e vizave. Kjo argumentohet me lajmin se Tanja Fajon ka me procedue liberalizimin per Kosoven te Hanen.

Sejdiu thote se e kemi ndale Demarkacionin sikurse e kemi ndale Zajdnicen, dhe krejt kjo fale angazhimit te madh te qytetareve per kete.

Sejdiu ka thane se “nuk ulemi ne tavoline me pushtetin, sepse ata komunikojne me telefonata”.