Sejdiu: Mustafa dikur sulmonte PDK’n e SHIK’un, e sot thotë se gjithçka asht “ok”

Fatmir Sejdiu e ka akuzue Isa Mustafën se s’po sqarohet pse dikur ishte kundër PDK’s e SHIK’ut, derisa sot po thotë se gjithçka asht mirë me ta në qeverisje. Ai ka kërkue nga Mustafa të sqarohet deri në fund për këtë metamorfozë të tij.

Kryetari i Nderit i LDK’s, Fatmir Sejdiu asht shprehë kundër punës së Isa Mustafës ne Kuvend, Qeveri e Parti. Ka thanë se, punët nuk janë mirë në partinë e themelueme nga Ibrahim Rugova.

Me këtë rast, ai ka lëshue akuza në drejtim të Kryetarit të LDK’s, Isa Mustafa. Ka kërkue sqarime lidhun me punën e tij me PDK’n.

“Ai harron se asht tepër e nevojshme që të ketë nji metamorfozë tepër të thellë, ku ka me u shpjegue, pse ai ka qenë kritikuesi themelor i lidhjes së koalicionit të tillë, ai ka sulmue PDK’n, njerëzit e saj, SHIK’un, strukturat, asht e pamundshme të qeveriset me ta. Sot, ishte teza e tij në fjalën e hapjes se punët po shkojnë krejt mirë, se gjithçka asht “ok’”, ka deklarue Sejdiu.