Sejdiu: Po jepen vendimet për paraburgim, si me lshue receta për paracetamola

Sejdiu: Fajtor për vdekjen e Astrit Deharit asht i tanë sistemi i drejtësisë.

Korab Sejdiu nga AKR ka komentue rastin e fundit te vdekjes se aktivistit te VV’s, Astrit Dehari ne burg.

“Nga fatkeqesite duhet me shfrytezue me ba mire dicka, me u adresue cashtja e paraburgimit, sepse asht shkelja ma e madhe qe ju bahet qytetareve nga sistemi i drejtesise”, ka thane Sejdiu ne Rrokum Roll te Televizionit Rrokum.

Sejdiu ka thane se paraburgimet po jepen si me u dhane paracetamoli.

Ai ka shtue se, cashtja e paraburgimeve duhet me u diskutue ne nivel kombetar.

“Paraburgimet duhet me u dhane vetem ne rastet kur Prokurori e deshmon se i akuzuemi mundet me ike”, ka sqarue Sejdiu, shkruen Rrokum.TV.

Ai ka thane se, nuk asht normale me jau ndalue njerezeve lirine pa aktgjykim te formes se preme.