Sekretari amerikan ndermjetëson europianët për Brexit!

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka me qendrue sot në Bruksel dhe Londër për me bisedue rreth Brexit apo daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian.

Të Diellën në Romë, ai i ka ba thirrje Britanisë dhe BE’s me punue së bashku për me qetësue tregjet, mbasi dalja e Britanisë nga blloku europian ka shkaktue ankth në mesin e investitorëve në krejt botën.

Po sot, kryeministri britanik, David Cameron, i cili ka thanë se ka me dhanë dorëheqje këtë vjeshtë, ka me ju drejtue Parlmentit britanik.

Presidenti i Bashkimit Europian, Donald Tusk, ka me takue po ashtu presidentin e Francës, Francois Hollande, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Monedha britanike sterlina ka vazhdue me humbë në vlerë edhe sot.

Të premten, sterlina ka pas ranien ma të madhe njiditore kundrejt dollarit – në nji fazë ajo ka ra në 1,3236 $.