Sekretari i PDK’s në Prishtinë: Shpend, çka po pin kur po shkon në Shëngjin?

Sekretari i Degës së PDK në Prishtinë, Bujar Cakolli, e ka kritikue ashpër kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmetin nga Vetëvendosje për qeverisjen e kryeqytetit.

Statusi i plotë i sekretarit të PDK në Prishtinë:

Vërtetë, nuk do të mbahesh mend Shpend Ahmeti!. Fort ka me të vra samari Shpend! Në jaht ke perdorë coca cola zero, po në Shëngjin çka po pi, mos ia ki nisë mallit të preferuar të banditave të mollotovit, “RABIT” Je për keqardhje Shpend, të mungon vepra për t’u mbajtur mend .

Vetëm mos harro, vepra jote e keqe që e ke bërë ti apo familjarët tu, nuk do të thotë se s’kanë rëndësi sepse ju nuk e kujtoni, atë e kujtojnë të tjerët. Mbase, mbamendja për trulidhurit si Shpendi, edhe nuk ka rëndësi. As e shkuara jonë e afërt, as puna që do të duhej të bënte, kuptohet, nuk ka për t’u mbajtur mend. Sepse i mungojnë veprat personale.

Vërtetë për keqardhje. Ke bërë shkelje që çdo rend juridik do të penalizonte o Shpend. Mos mendo se t’u ka heq akuza.

Komunën e ktheve në duart e 570 aktivistëve që me kontrata mbi vepër, u morën me shkatërrimin e qytetit dhe institucioneve, shkatërruan rendin dhe disciplinën në komunë duke rikthyer terrorin e banditëve tuaj që mbikëqyrin zyrtarët e komunës se me kë flet edhe në telefon.

Sa i përket mbamendjes, ti Shpend do të kujtohesh si: – Kukull e Vetëvendosjes që të ka përdor banda e Dardan Molliqajt i cili ti ka sjellë qindra militantë të komunave tjera për t’i paguar me buxhetin e taksapaguesve të Prishtinës.

E, ata Prishtinës i kanë dhuruar gurë, mollotov, gaz dhe frikë. – Keqpërdorues eklatant i pozitës zyrtare për prokurime publike dhe Leje ndërtimi, – Fanatik në (keq) interpretime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, – Dështak në përmirësimin e jetës së qytetarëve, Po, komuna e Prishtinës, kurrë nuk do të jetë si ishte, ashtu sikur ti, kurrë më nuk do ta kesh mundësinë ta marrësh, besimin e qytetarëve të Prishtinës, sepse, s’ke bërë asgjë për t’u mbajtur mend. Tash është vonë edhe për fjalë. Ike!