Sekretari Kerry uron Shqipninë me rastin e Ditës së Pamvarësisë

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry shprehu urimet me rastin e 28 Nandorit, 104-vjetorit të pamvarësisë së Shqipnisë.

Në mesazhin dërgue n’emën të Presidentit Obama dhe popullit amerikan, zoti Kerry shkruen se Shqipnia asht nji forcë në rritje për sigurinë rajonale dhe globale.

Shtetet e Bashkueme, thuhet në mesazh, çmojnë thellë ndihmesën e Shqipnisë për Koalicionin Global në Luftën Kundër ISIS, për Operacionin Mbështetja e Vendosun dhe për KFOR’in.

“Na,  vlerësojmë gjithashtu angazhimin tuej të fortë për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe nxitjen e paqes në krejt Ballkanin Perëndimor”, thuhet në mesazh.

Në vitet në vijim, thuhet ma tej në mesazh, Shtetet e Bashkueme presin vazhdimin e bashkëpunimit, sidomos në mbështetje të progresit të Shqipnisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.