Seks me ‘prostituta biznismene’, shkatërrohet grupi i prostitucionit me shqiptarë, rumunë e italianë (video)

Nji organizatë prostitucioni asht goditë nga nji operacion i policisë italiane në Modena, gjatë nji akcioni që ka nisë qysh në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bahet fjalë për nji bandë të përbamë nga rumunë, shqiptarë dhe italianë, që ‘furnizonte’ me femna të reja, profesioniste të seksit, zonën përreth teatrit të “Tempullit”, pranë qendrës së qytetit.

Hetimet janë ende në vazhdim për me zbulue nëse organizata asht e njajta që siguronte prostituta në rrugën “Emilia Ovest”, deri në Cittanova, gjatë orëve të mbramjes.

Arrestimet

Në burg kanë përfundue tre shqiptarë: Ismet Rapi, 36-vjeç; Flamur Beluli, 30-vjeç; Petrit Thartori, 41-vjeç, i njohun si Titi. Ndaj tre shqiptarëve të tjerë asht egzekutue masa e sigurisë së arrestit shtëpiak: Gerta Rapi, e njohun si Pamela në rrjetin e prostitucionit; 34-vjeçari Dorian Cakri dhe Fabiol Cakri, 27 dhe 25-vjeç. Ndërsa, nën hetim janë edhe 15 persona të tjerë.