Sekuestrim të pasunive të paluejtshme të krimit me drogë në Shqipni

Mbramjen e djeshme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë në Shqipni, Haki Çako ka zhvillue nji takim pune me drejtorët qendrorë dhe vendorë, për t’ju përcjellë detyrat e lana nga Kryeministri, gjatë takimit të zhvilluem me Task – Forcën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit e të trafikimit të landëve narkotike.

Çako ka vlerësue gjithë strukturat e policisë në qendër e në qarqe, për punën e jashtëzakonshme të bame deri tash, për përmbushjen e plotë të prioritetit kombëtar, dhe u kërkoi atynee që kjo punë të mos ndërpritet, por të vijohet me të njajtin intensitet dhe përkushtim, pamvarësisht se tashma ka edhe prioritete të tjera po kaq të randësishme sa ky që po përmbushet me sukses.

“Detyra kryesore që ka Policia në këtë fazë asht: Hetimi i veprimtarisë së grupeve kriminale që organizojnë kultivimin dhe trafikimin e landëve narkotike. Sekuestrimi i aseteve që ata kanë krijue, si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale, si pasuni të paluejtshme ndërtesa, toka, kerre, hotele, motele, lokale, investime të ndryshme në shoqn biznisi, etj.

 

Shperndaje në: