Sekuestrohen rreth 2 mijë derivate kontrabandë në Veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës ka sekuestrue sot në mesditë rreth 2 mijë litra derivate të kontrabandueme, të cilat u identifikuen mbrenda nji kombi afër njanës nga pikat e karburantit në veri të Mitrovicës, pronar i së cilës asht Aleksandar Rakiçevic.

Burime të KosovaPress-it, bajnë të ditun se nafta e kontrabandueme asht prone e njanit nga pronaret e kësaj veprimtarie në veri, Aleksandar Rakiçevic, i njoftun me nofkën Aco.

Aca Rakiqeviq, pronar i firmës ‘Bos Trade’ dhe i tre pikave ilegale të karburanteve, në fshatrat Grabovac, Zhitkovac dhe një në Lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, njihet nga policia e Kosovës dhe EULEX-i, si njeri me precedent penal, që për pasojë ka dhe një fletëarrest të lëshuar nga EULEX-i. Ai shëtitë lirshëm në veri, fal disa oficerëve të lartë policorë në atë pjesë, të cilëve u paguan haraç rregullisht, por me gjasë sot nuk ka paguar për një kombi dhe është kapur menjëherë”, thane burimet.

Po simbas burimeve, prezenca e Rakiqevic’it në Veri, asht mfsheh vazhdimisht nga vetë Policia e Kosovës, përkundër fletarrestit të lëshuem nga EULEX.

Lajmin e ka konfirmue për KosovaPress, zavendëskomandanti policor për Veriun, Besim Hoti, i cili tha se sasinë e derivateve të konfiskueme e kanë dërgue në terminalin doganorë, ndërsa hetimet lidhun me këtë rast po vazhdojnë.

Mësohet se kombi me derivate u transportue në terminalin doganor që ndodhet në jug të Mitrovicës, për procedurë të matejme.

veri1