Sela: Shqiptarët nuk kanë me durue ma që stabiliteti i Maqedonisë me u ndërtue n’kurriz të tyne

“Ali Ahmeti po vazhdon me heshtë si qyqe, edhe mbas vrasjes së vogëlushit Almir Aliu”

I ftuem ne emisionin Rrokum Roll ne Rrokum TV ishte kryetari i Struges, njiherit lideri per Reforma PDSH, Ziadin Sela.

Ai ne nji lidhje direkte ka nise bashkebisedimin per ngjarjen e fundit ne Kumanove, ku ishte mbyte nji femi 4 vjecar nga nji maqedonas.

“Gjithkush qe ka ndjenja humane asht preke nga kjo ngjarje” ka thane Sela.

Ai komentoi protesten e sotme ne Kumanove, tue e cilesue si nji kerkese per drejtesi, e cila simbas tij mungon ne Maqedoni.

“Shqiptaret kerkojne drejtesi dhe denim maksimal per kete monster, i cili bani vrasje me paramendim”, ka thane Sela.

“Maqedonasit ushqehen me nacionalizem te llojit se shqiptaret nuk e kane vendin ne Maqedoni”, theksoi Sela, tue shtue se “ata (maqedonasit) po mundohen me ba spastrim etnik ne Maqedoni.

Por, Sela terheqe verejtjen se spastrimi nuk po bahet veç mbi baza etnike, por edhe ekonomike.

“Nga viti 2008, jane hape 40 mije vende pune dhe asnji shqiptar nuk asht punesue”, shton Sela.

Ai ka akuza per partine e Ali Ahmetit, tue thane se “nuk duhet me ndertue karriera politike ne kurrizin e fmive tane”.

Ne pyetjen e moderatorit Fidan Jupolli, pse partitet shqiptare ne Maqedoni nuk jane rreshtue mbas kesaj ngjare per me u unifikue rreth nji qendrimi, Sela u pergjigj se” faktori politik shqiptar ne Maqedoni nuk kane qene asnjihere bashke. Kjo nuk ndodhe sepse kerkon minimum te sjelljes korrekte te atyne qe jane ne pushtet”.

Sela ka fole edhe per rolin e shqiptareve ne shtetndertimin e Maqedonise.

“Maqedonia perbahet nga shqiptaret dhe maqedonasit, nuk asht shtet veç i tyne. Por, fatkeqesisht shqiptaret momentalisht jane te shfrytezuem nga maqedonasit”, ka thane Sela.