Selimi: AAK s’ka me bojkotue Kuvendin, veç ka me pengue punën e nji institucioni jolegjitim

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se partia ku ash tai – AAK, nuk ka me i bojkotue seancat e Kuvendit, por ka me pengue punën qysh tha ai, të nji Kuvendi jolegjitim.

Selimi në nji prononcim për indeksonline theksoi se veç pengimi i punës së Kuvendit hap dyert e t’ardhmes demokratike të Kosovës.
Nuk do ta bojkotojmë, por do ta pengojmë punën e një kuvendi jolegjitim. Për më shumë se kaq Qeveria dhe pushteti i koalicionit PDK-LDK-Lista Serbe, Kuvendin e Kosovës asnjëherë nuk e kanë konsideruar si vend I debatit dhe I demokracisë por si mjet për ta përdorur kundër interesave të qytetarëve dhe te shtetit te Kosovës. Prandaj pengimin I punës së një kuvendi dhe një mazhorance jo legjitime është hapje e dyerve te se ardhmes demokratike ne Kosovë”, ka thanë Selimi.

Për të, Kosova duhet me shkue në zgjedhje të lira menjiherë, nga të cilat kishte me dale nji Kuvend legjitim,

E nga ai Kuvend legjitim do të dilnin edhe institucione legjitime, e jo siç ndodhi se fundi me ‘votimin’ e kandidatit për president. Duke e penguar një mazhorancë jolegjitime, ne e pengojmë edhe realizimin e Zajednicës, e shpëtojmë edhe territorin në kufi me Malin e Zi, e shpëtojmë Republikën”, tha ai, tue shtue se nji legjislaturë e re e dalë nga zgjedhje të reja do ishte e shnetshme për Kosovën dhe demokracinë.

Ndërsa, zyrtari për media i AAK’s Muharrem Nitaj, duke mos dashtë me komentue ma shumë këtë çahtje, tha se largimi nga Kuvendi ka qenë veç nji ide, që deri tash nuk ka asgja konkrete.

“Ne kemi dhënë përgjigje dje, nuk ka asgjë më shumë. Ajo që e kemi thënë dje, ka qenë një prej ideve dhe asgjë më tepër. Përgjigja ime është në njoftimin që e kemi lëshuar dje”, ka thanë Nitaj.

Përndryshe, dje kryetari i Nisma për Kosovë Fatmir Limaj, tha për indeksonline se vazhdimi i përdorimit të gazit lotsjellës së seancat e Kuvendit, asht i panevojshëm.

Vazhdimi i përdorje së gazit në seancat e Kuvendit mendoj se është i pa nevojshëm”, tha ai, tue paralajmërue nji formë të re të kundërshtimit të Qeverisë.

Qysh tha Limaj, opozita duhet me trajtue seriozisht qëndrimin në Kuvend.

Ndoshta ka ardhur koha që opozita ta trajtoj seriozisht qëndrimin e saj te mëtutjeshëm në Kuvend”,.