Selimi: Ata qe po ju bajne gropa bashkeluftareve me qendrue vet ne politike, ne fund kane me ra vet n’to!

I shmangem konfliktit me PDK’n ne Kuvend, jo nga friga,  por e kuptueshme qe asht skenar i tyne.

Rexhep Selimi, deputet i Vetevendosjes, ka thane ne Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum se ka deshmue per rastin e fundit te Limajt, tue thane se beson ne pafajesine e Limajt dhe ne pastertine e luftes çlirmitare.

Ai ka thane se edhe rasti “Drenica” asht ma shume konspiracion se sa hetim real, tue shtue se ai beson fuqishem ne kete rast dhe ne pafajesine e tyne.

Simbas tij, krejt vendi po kalon ne nji lloj konspiracioni dhe shtoi  se keta njerez po persekutohen nga akter te ndryshem, te cilet nuk po ja dojne te miren luftes dhe vendit.

Rexhep Selimi po ashtu ka komentu edhe ndamjen nga Qeveria per mbrotjen nga Gjykata Speciale, tue thane se lufta nuk mundet me u mbrojt me 1.5 as me 150 milione, sepse nuk kane efekt dhe nuk munden me shfajsue veten me keto pare.

Ai i ka akuzue krejt deputetet qe e kane votue Specialen te cilet, simbas tij, ja kane ba gropen ushtareve te vet UÇK’s, por ne fund kane me ra vete ne grope.

Selimi ka fole ne Rrokum Roll  edhe per rezoluten qe miraton mbrojtjen e vlerave te luftes se UÇK’s, tue e konsiderue nji inskenim te montuem, ku deputetet kane muejt me pase edhe konflikt fizik, por simbas tij, matunia e opozites dhe ne veçanti e Vetevendosjes, e ka pamundesue nji gja te tille.

Derisa per aktualitetin dhe shkuemjen e vendit ne zgjedhje, Selimi ka thane se kemi pune me nji qeveri e cila po i bjen gjana te keqija vendit, prandaj duhet me ike sa ma shpejte.

Ai ka thane se edhe sondazhi i Rrokum Rollit e ka befasue, por ka thane se i ka fute edhe ne ankth partite e tjera, tue shtue se dashte e pa dashte vendi po shkon ne zgjedhje.

Vendit i duhen zgjedhjet dhe Vetevendosje asht gati me shkue ne zgjedhje, por veprimet e koalicionit i ka cilesue si levizje taktike te cilat simbas tij ne fund kane me mberri te nji pike per zgjedhje, ku qytetaret gjithnji e ma shume po e shohin se ky koalicion po deshton.

Per themelimin e FSK’s Selimi ka thane se perderisa Amerika po thote se duhet me u formue ushtria, Vucic’i ne anen tjeter refuzon dhe kjo po i bjen qe Qeveria e Kosoves po i bindet Serbise dhe nuk po arrine me ba ushtrine.

Per ma shume ndiqeni videon e maposhtme: