Selimi: Demarkacionin kemi me rrxue në Prishtinë

Në kuadër të reagimeve dhe protestave kundër Demarkacionit, ne media po flitet edhe për mundësinë e shkuemjes apo marshimin e protestuesve drejt kufinit me Malin e Zi. Ne fakt, zyrtare te Vetevendosjes ma heret kanë marshue drejt kufinit me Malin e Zi tue e vendosë flamurin kuq e zi te kufini ne Qakorr, por të nesërmen kanë interevenue forcat policore malazeze dhe kanë largue flamurin shqiptar nga aty.

Mirëpo, i kontaktuem nga Botapress, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi ka mohue nji gja të tillë tue thanë se problemi qendron në Prishtinë dhe aty duhet të zgjidhet.

“Për herë të parë po ndëgjoj këtë ide drejt shkuemjes së kufinit. Problemi qëndron këtu në Prishtibë dhe këtu duhet të zgjidhet. Në të ardhmen mundet me pasë protesta gjithandej Kosovës, por kësaj radhe, me 1 Shtator kemi me protestue këtu në Prishtinë, që ta rrxojmë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi e mandej të njajtën gja ta bajmë edhe me Zajednicën dhe Qeverinë”, tha deputeti Rexhep Selimi.