Selimi e ka nji porosi të preme për PDK’n!

Rexhep Selimi nga radhët e Vetëvendosjes në nji prononcim për Telegrafin tha se VV në asnji mënyrë nuk ka me shkue në koalicion me PDK’n.

Ai tha se VV asht tue prit PDK’n për formimin e Qeverisë edhe në rast se në kuadër të afatit ligjor nuk arrinë me formue, VV ka me shqyrtue mundësitë për koalicion me partnerë tjerë, por n’asnji mënyrë me PAN’in.

“Janë disa afate ligjore të cilat Vetëvendosje asht tue prit koalicionin PAN, për me konfirmue deshtimin për themelimin e Qeverisë. Ajo çka VV s’ka me ba asht që nuk ka me ba koalicion me PAN. Mbas deshtimit dhe përpjekëve që koalicioni PAN me ba Qeverinë për shkak se i mungojnë numrat, atëherë VV ka me kërkue partnerë jashtë PAN’it”, ka thanë Selimi.

Gjithashtu ai tha se koalicionet me parti politike s’kanë me qenë mundësia e vetme, por edhe me deputetë veç e veç.