Selimi i ‘godet’ fort deputetët: Ata që votuen Specialen, sot derdhin lot krokodilli

Deputeti i LVV’s, Rexhep Selimi, ka pyet se pse kanë ardhë në debatin e Kuvendit për UÇK’n deputetët që kanë votue Gjykatën Speciale.
“Atyne që dje e kanë votue Gjykatën Speciale, do t’u thosha çfarë kerkojnë në këtë debat. Pse janë ata në këtë sallë?”, ka pyet Selimi, derisa nga foltorja e Kuvendit foli në emën të grupit parlamentar të LVV’s.

“Të njajtit e kanë mbjellë farën për me i denue ushtarët e UÇK’s”, tha ai.

“Për cilat vlera duhet të flasin këta deputetë?”, pyeti tutje Selimi tue ju drejtue nga deputetët e koalicionit të cilët kanë votue pro themelimit të tribunalit special për krimet e luftës.

“A nuk jeni ju ata që e keni votue Gjykatën Speciale”, vazhdoi ai.

“Sot s’keni të drejtë të flisni, as në emën të UÇK’s e as të vlerave të UÇK’s. Ju nuk keni të drejtë të flisni në emën të atyne që i latë edhe pa pensione”, tha Selimi, ndër të tjera në Kuvend.