Selimi i kundërpërgjigjet ministres ruse: Kosova ma demokratike se Rusia (foto)

Koordinatori i Zyrës së Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë së Kosovës, Petrit Selimi, i ka reague zadhanëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, në Twitter, tue i thanë se, bazue në tana dëshmitë, Kosova asht ma demokratike se Rusia.

Selimi, po ashtu ju kundërpërgjigj Zakhoarovas, tue i thanë se Kosova asht ma pak kriminale, ma pak e korruptueme dhe ma e sigurt se Rusia.

Ky asht statusi i plotë i Selimit: “Vërtet hajgarexhi? Kosova, bazue në tana dëshmitë, asht ma e sigurt, ma pak e korruptueme, ma pak kriminale, ma demokratike se që Rusia ka qenë ndonjiherë.”

capture_1480007445-5139415

Marija Zakharova, në llogarinë e Ministrisë së Jashtme ruse në Twitter, shkroi dy statuse që i adresohen Kosovës.

Ministria e jashtme ruse, akuza të randa ndaj Kosovës (foto)