Selimi i shkruen Unionit Transmetues Europian lidhun me heqjen ndalesën e flamurit të Kosovës në Eurovision 2016

Petrit-Selimi

Autoritetet e Kosovës i kanë drejtue nji letër Unionit Transmetues Evropian (EBU) me kërkesën që flamuri i Kosovës menjiherë me u heq nga lista e flamujve të ndaluem gjatë finales së kangës së Eurovisionit.

Lajmi u konfirmue nga ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm, Petrit Selimi.

Besojmë se barazimi i flamurit të një shteti evropian të cilin e ka pranuar shumica e vendeve anëtare të EBU-së dhe i cili do të valoj në Lojërat Olimpike në Rio të Brazilit, me një flamur të një organizate terroriste e cila është përgjegjëse për vrasje, krime dhe gjenocid, paraqet një shpifje”, tha Selimi.

Veç tjerash, Selimi e cilësoi këtë veprim kundër imazhit të Kosovës. Ai ftoi EBU’n me përfshi Kosovën në garat e ardhshme të Eurovizionit./REL/