Selimi i VV’s kallxon çka ndodhë nëse cenohet territori i vendit!

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, asht i të njajtit mendim me kolegun e tij të partisë, Albin Kurti, se nëse cenohet territori i Republikës së Kosovës, atëherë çdo shtet ka me u futë në telashe me vendin tonë.

Këto komente Selimi i ka ba gjatë nji prononcimi për “Indeksonline”, tue shtue se asht në pajtim me deklarata e ish-liderit të LVV’s lidhun me çashtjen e demarkacionit me shtetin fqijë.

“Ajo çfarë ka thanë Albini asht se asht shmang konflikti.

Por, po të futej ushtria e Malit të Zi nepër territorin e Republikës Kosovës ka me pasë telashe.

Po të futet nesër Serbia mbrenda territorit do të ketë telashe”, ka thanë ai.

Ma tej, Selimi thotë se kufijtë e nji vendi të përcaktuem dhe të njohun janë për me i shmang keqkuptimet dhe se, simbas tij, Kosova nuk ka kufijë të përcaktuem me Serbinë, të kontestuem me Malin e Zi si dhe të padrejtë me Shqipninë.