Selimi kallxon se kush po manipulon me themelimin e Ushtrisë!

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka kërkue nga Qeveria që të mos baj fushatë politike me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Selimi ka thanë në seancën e Kuvendit të Kosovës se asnji cent nuk asht nda me rishikimin e buxhetit për FSK’n, që simbas tij, kjo tregon që Qeveria nuk e ka në agjendë shndërrimin e FSK’s në Forca të Armatosuna.

“Kam ndigjue Qeverinë për themelimin e Ushtrisë dhe kam ndigjue se po përgaditet ligji i ri, por me aq sa po shihet për buxhetin e ri paskan qenë premtime elektorale”, ka thanë Selimi.
Ai ka thanë se Qeveria nuk duhet ma me proklamue më themelimin e Forcave të Aramatosuna.

“Prandaj po kërkoj nga qeveria që të mos e proklamojë ma themelimin e Forcave të Armatosuna. Unë nuk e kuptoj si thonë këta po bajnë ushtri e asnji cent nuk e kanë nda për të”, ka thanë Selimi.