Selimi kallxon se pse iu ndalue hymja n’Kosovë gjeneralit Dikovic

Mbas raportimi se ministri i Jashtëm në Detyrë, Petrit Selimi, ia ka ndalue hymjen në Kosovë edhe gjeneralit serb Lubisa Dikovic, ai i kallxoi edhe arsyet se pse ka veprue në këtë mënyrë.

Selimi për Indeksonline tha se Dikovic’it i asht ndalue hymja për shkak të shumë akuzave të randa dhe kredibile që organizata Fondi për të Drejtën Humanitare i ka sigurue në rastin Rudnica.

Arsyet qe Dikoviqit i është ndaluar hyrja janë akuzat shumë të renda dhe kredibile që organizata Fondi për të Drejtën Humanitare i ka siguruar në rastin Rudnica. Është person i rangut më të lartë, por për të cilin ka poashtu edhe akuza mizore te cilat duhen të qartësohen ne gjyq”, tha ai.