Selimi: Kosova i vetmi vend në Ballkan që lejon martesat e homoseksualëve

Petrit Selimi, në rolin e Ministrit të Jashtëm ka vazhdue aktivitetet e tij nëpër botë.

Ai aktualisht po qëndron në Londër ku e ka mbajtë nji ligjëratë në London School of Economics. Ai ka folë për natyrën europiane e perendimore të Kosovës, tue thanë se vendi jonë qëndron ma së miri në rajon.

Nuk ka asnjë rrezik në Kosovë. Është vendi më pro-perëndimor në Ballkan. I vetmi vend ku lejohen martesat e homoseksualëve”, tha Selimi.

Ai ka pohue se nuk ka asnji rrezik nga xhihadizmi në Kosovë.

Xhihad në Kosovë? Nëse vini në Kosovë, do ta shihni se ne jemi shumë të mirë për makiato dhe mojitos”, ka thanë Selimi