Selimi: Kosova po mbahet peng nga nji grup nacionalist

Ministri i Jashtëm i Kosovës në detyrë, Petrit Selimi, në nji editorial të publikuem në Financial Times dhe gazetën serbe Danas, thekson se “Kosova po mbahet peng nga nji grup nacionalist”.

Selimi, në opinionin mbi zhvillimet integruese të Kosovës shkruen se “liberalizimi i vizave asht jetik për t’ardhmen e Kosovës mbasi popullsia jonë e re e arsimueme e ka të domosdoshme lëvizjen e lirë.

“Zgjedhja e ish-kryeministrit Thaçi si President i Kosovës nga Kuvendi, ishte thelbësor për demokracinë tonë. Demokracia dhe proceset parlamentare nuk duhet të rrxohen nga koktellet e mollotovit dhe sulmet me gaz lotësjellës.

Interesat e vendit tonë janë që ai të bahet anëtar me të drejta të plota i komunitetit ndërkombëtar dhe të vazhdojë integrimi europian.

Progresi i Kosovës nuk mund të mbahet peng nga nacionalistët në Serbi dhe Kosovë, të cilët janë të obsesionuem nga konfliktet e shkueme dhe që retorika etnike të kondicionojë t’ardhmen tonë”, shkruen Selimi.