Selimi: Kosova s’asht ne rrezik, do te kerkoj hapesine mbrenda partise. Nese nuk me japin – faleminderit Zotit, dyert i kam te hapuna kudo

Eksperti i çashtjeve te sigurise, Behar Selimi, ish deputet i PDK’s, tha se sa i perket Kosoves me kercenime terroriste asht aq e kercenueme sa edhe vendet e rajonit, tha qysh ne fillim Selimi.

“Si duket kultura jone kombetare nuk lejon qe keto organizata mos me ba vendin tone si vend tranzit per ta, ose per logjistike”, tha Selimi tue theksue se vendin nuk e sheh te rrezikuem, veç te kercenuem.

Gjate bisedes me Fidan Jupollin si i ftuem ne emisionin Rrokum Roll, Selimi tha se Kosova ka ba arrestime te panevojshme, sa i takon terrorizmit.

Ai keto arrestime i quejti si publicitet i anti-terrorizmit ne vend, tue thane se kjo çashtje asht ajo qe don ma s’paku publicitet.

“Ne keto raste kerkohet me u tregue shume te kujdesshem”, theksoi ai.

Selimi tha per me marre ma shume informacione per rekrutimin e kosovareve te ri per n’ ISIS, duhet me bisedue e me u kujdes ma shume per ata qe kthehen nga atje.

“Nese asgja tjeter, ata kane informacione ma shume se na se kane qene atje, ne ato vende ku po zhvillohen luftnat”, shtoi ai.

Per me ndergjegjesue qytetarin lidhun me terrorizmin, Selimi tha se kete detyre e kane bashkesite fetare e mediat, por jo policia.

E se a ka forme adekuate sistemi i sigurise ne vend per me luftue terrorizmin, Selimi tha se me kete nivel te kercenimit qe e kemi forma asht adekuate.

“Intelegjenca s’asht asgja tjeter, asht mbledhja – perpunimi – dhania e informacioneve”, tha ai tue shtue se intelegjenca duhet me kqyre per shembull te shtetet qe s’e kane njoft pamvaresine e Kosoves me josh me ane te intelegjences e me arrite te njohja.

“Po flas natyrshem dhe shume njerezisht, kam prite me shfrytezue ma shume por u ba koalicioni dhe nuk na takoi ministria e mbrendshme, kam prit  me u ba te pakten Zavendesminister i Puneve te Mbrendshme”, tha nder tjera Selimi rreth mosangazhimit te tij ne Qeveri.

Ai shtoi se asht burre i rand por nuk kerkon shume.

“Dinjiteti nuk ma lejon me qendrue kot, me u sherbye nji forum me voten time e une mos me u shfrytezu”, tha ai kur u pyet se a ka me ndrrue partine politike.