Selimi: Leni paranojat e sondazhit, hajdeni matemi ne zgjedhje!

Nuk mundemi me thane qe n’Kosove kane perfundue luftat, perderisa Serbia ende na ka ne Kushtetute dhe pergadite ushtaret per rikthim ne Kosove.

Rexhep Selimi, deputeti i Vetevendosjes ka kerkue nga subjetet politike ne vend me i lane paranojat e tyne tue kerkue prej tyne me i mate forcat ne zgjedhje.

E kur ka fole per kishen e cila asht ne kampusin e UP’s ai  ka thane se ky objekt nuk mundet me u respektue si kishe por asht permendore e krimit te Miloshevic’it, Sheshelit e Arkanit.

“Ky objek asht pa leje dhe nuk duhet me u legalizue por asht nji permendore e krimit te kohes se Miloshevic’it”, ka thane Selimi.

Selimi ka thane se edhe kisha por edhe banesa ne Prishtine asht e nderlidhun me nji fenomen qe permes tij po mundohet me u rrenue me cdo kusht pushteti i VV’s ne Prishtine.

Ai ka thane se disa prej banoreve te atyne banesave  nuk kane nevoje per ndihme ngase jane ne gjendje edhe me ble, por simbas tij, as Komuna e Prishtines as nuk mundet me i lane por as nuk mundet me i strehue keta njerez ngase Gjykata ka marre vendim qe ata banor qe jane uzurpator duhet me u largue.

Derisa per deklaratat e Albinit qe ka thane se mundet me pase lufte ne 5 vitet e ardhshme,  Selimi tha se ai ka pase te drejt ngase neser mundet me u kthye Serbia ne Kosove.

Kurse per ushtrine e Kosoves, Selimi ka thane se me kete qeveri, Kosova kurre nuk ka me pase ushtri ngase ne parlament themelimi i saj po mvaret nga serbet.

Selimi ka thane se problemin e kemi me Serbine por jo edhe me Malin e Zi, ngase ajo edhe ne Kushtetute e ka qe Kosova asht pjese e Serbise, tue shtue se ajo gjitnji e ka gati ushtrine me hy ne Kosove.

Ai ka thane se Kosova nese kishte me pase ushtrine,  ajo kishte me pase edhe sigurine, paqen por edhe sigurine e saj territoriale

Kurse sa i perket demarkacionit, dhe kthimit te tij Selimi ka thane se kjo qeveri nuk e ka ndermend me u ndale, por simbas tij, demarakcioni nji dite ka me ndodhe, por ne kete forme cfare asht paraqite nuk mundet me ndodhe ngase asht gabim dhe humbet territor.

Deputeti i Vetevendosjes keto komente i ka ba n’emisionin Rrokum Roll me Fidan Jupollin ne Televizionin Rrokum.